Coronavirùs duket se nuk i ka trembur të gjithë në Shqipëri. Mund të mbyllen lokalet dhe restorantet, por kjo nuk do të thotë se futbolli do të ngrijë.

Federata Shqiptare e Futbollit sot ka bërë një njoftim, ku ka shpjeguar masat që do të merren për grumbullimet, stërvitjet dhe ndeshjet e futbollit në vend. Mes të tjerash, përmenden reduktimi i numrit të punonjësve nëpër zyra dhe pajisja e skuadrave dhe institucioneve me màska dhe doràshka, për të shmangur inféktimin me Coronavirùs.

Në pikën 2.b, Federata ka bërë edhe një shpikje. Po, pikërisht kështu! Një sport të ri, të ngjashëm me futbollin që praktikohet prej një shekulli në Shqipëri.

“Të merren masa nga të gjitha klubet, që gjatë grumbullimeve stërvitore dhe ndeshjeve të evitohen kontaktet fizike”, – shkruan FSHF-ja. Pra, me pak fjalë, synohet që të luhet një futboll ndryshe, vetëm me pasime të gjata, krosime, pa asnjë ndërhyrje apo faull. Kush i afrohet kundérshtarit për t’i marrë topin, i bie të largohet nga fusha, raporton Dosja.al

Ndoshta Shqipëria kishte nevojë për këtë sport të ri, meqë me atë të vjetrin e ndritëm me baste dhe shitje ndeshjesh. Dënimi me 10 vite i Skënderbeut po jep frytet e veta. Futbolli 2.0 është shpikja e radhës e shqiptarëve!

P.S.: Shprehja “kush hùmb, paguan” do të bëhet “kush të afrohet, paguan”.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!