Rudina Dembacaj prej disa muajsh tashmë është transferuar së bashku me të bijën në shtëpinë e partnerit të saj ish deputetit Mark Froku. Pas ndarjes nga i shoqi, aktorja ka filluar tashmë bashkëjetesën në një shtëpi të re dhe meraku i saj sigurisht që ka qenë e bija se sa do të përshtatej me ambjentin e ri.
Lidhur me këtë temë aktorja tregon se në fakt Viki e priti shumë mirë shpërnguljen, madje ishte kurioze për të zbuluar çdo cep të shtëpisë, ndërsa vetë ajo thotë se nuk ka fjetur një muaj rrjesht nga meraku.

Aktorja e humorit ka vendosur t’i përgjigjet gjithë ndjekësve dhe pyetjeve të tyre lidhur me planet e saj të së ardhmes me Markun. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse ka menduar të ketë një fëmijë me Frrokun dhe Rudina është përgjigjur shkurt dhe qartë: “Po”, raporton Intv.
Në pyetjet e tjera, Dembacaj ka treguar se si e pritën vëllezërit dhe familja e saj lidhjen e dashurisë me ish-deputetin.
“Në fillim tronditje e madhe, pastaj gradualisht, si çdo familje. Ama kam ndjerë shumë mbështetje. Pa ta do isha shumë bosh”, ka treguar Rudina.
![Rudina Dembacaj tregon planet për fëmijë me Mark Frrokun [FOTO]](https://cms.intv.al/images/uploads/2020/03/27/MARKUS.png)