Era Istrefi është një ndër emrat më të ndjekur të estradës shqiptare. Së fundmi këngëtarja ka zënë faqet e para të portaleve pas një thashethemi që qarkulloi se ajo kishte ndërruar jetë.

Mirëpo gjithçka u sqarua nga motra e saj Nora Istrefi dhe më pas nga vetë Era. Por përsëri emri i saj po përmendet dhe kësaj here shkak është bërë një foto e publikuar nga parukieri i saj, ku këngëtarja shihet pak më e mbushur se zakonisht dhe barku i duket tepër i rrumbullakosur.

Menjëherë kanë nisur aludimet për një shtatzëni të mundshme. Ndoshta kjo është dhe arsyeja pse ajo ka munguar në postimet e saj në Instagram.

Nëse është e vërtetë apo thjesht një thashethem, nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim reagimin e këngëtares.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!