Covid-19 s’është më pengesë!Pak ditë më parë, Era Istrefi njoftoi se situata me koronavirusin dhe disa çështje juridike kishin ndikuar edhe në projektet e saj muzikore.

Vonesat për një projekt të ri, këngëtarja i shpjegonte kështu:

“Janë disa cështje juridike të cilat janë shumë të mërzitshme t’jua shpjegoj. E kam kompesuar këtë kohë me punë por për shkak të virusit (albumi) po vonohet”.

Pas një pauze të gjatë, publikohet kënga e Era Istrefit me dy ...

Por tashmë s’ka më pengesa. Kënga më e re e Era Istrefit me dy artistë të huaj është publikuar në YouTube.

Bëhet fjalë për Ilkay Sencan dhe Arash, me të cilët artistja ka sjellë bashkëpunimin e ri të titulluar “No maybes”.

Këngëtarja shqiptare e cila këndon në dy gjuhë, anglisht dhe shqip, e ka sjellë këtë projekt në kohën më të nevojshme për fansat e saj, të cilët po presinin me muaj të tërë një hit të Erës.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!