Ka shkaktuar reagime të shumta mesazhi zanor i lëshuar nga kryeministri Edi Rama që dëgjohej para se të kryeje një telefonatë pasditen e së enjtes.
Në rrjetet sociale qarkullon edhe videoja një fëmije që është mjaft pikante. Shiheni sepse nuk ka shumë nevojë për koment.

Mos u habisni nese ju vjen një telefonatë ose mesazh nga kryeminsitri Rama, janë thjeshtë disa këshilla dhe nje rikujtim për higjenën personal. Dikujt me një SMS dhe dikujt me një mesazhin zanorë, kryeministri me një qasje miqësore të ngushtë i drejtohet gjithësecilit me ti, duke rikujtuar larjen e shpeshtë të duarve, ajrimin e shtëpisë dhe telefonimin e 127 për shqetësimet shëndetësore.
Audio mesazhet dhe sms të dërguar në mënyrë masive, janë përdorur dhe më parë si strategji në fushata zgjedhore si një metodë direkte dhe personale për transmetimin e një mesazhi të caktuar.