Ballina Magazina Dua Lipa sjell koleksionin e saj të dytë me “Pepe Jeans”

Dua Lipa sjell koleksionin e saj të dytë me “Pepe Jeans”

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, në shtator të vitit 2019 ka lansuar linjën e saj të veshjeve me brendin e famshëm “Pepe Jeans”.

Teksa muaj më parë nënshkroi marrëveshje me kompaninë në fjalë, ylli 24-vjeçar siç duket po e përjeton ëndrrën e saj në fushën e modës.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme përmes disa fotografive atraktive të publikuara në Instagram, bukuroshja ka prezantuar koleksionin e dytë me këtë brend.

“Koleksioni i dytë me Pepe Jeans ka dalë tashmë. Shumë e emocionuar të ndajë koleksionin e ri”, ka shkruar në postimin e saj të ndarë në Instagram, ndërkohë që sjell edhe një video me koleksionin e ri duke interpretuar hitin e saj “Don’t Start Now”.

Zeshkania shfaqet e mrekullueshme në koleksionin e ri, ndërsa ka rrëmbyer vëmendje me dukjen e saj të veçantë dhe sensuale.

Dua po vazhdon të korrë suksese të mëdha në karrierë, ku së fundmi ka qëndruar në Sydney, pasi ka qenë e ftuar për të performuar në atë që njihet si “Mardi Gras”, parada e komunitetit LGBTI në Australi.

Ajo dhuroi një performancë spektakolare duke interpretuar hitet e saj më të reja përfshirë edhe këto të albumit të ri “Future Nostalgia”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Semi i tha se këngët e saj janë dedikim për të e Donaldin, ja si reagon Bora Zemani! (VIDEO)

“Mos u kthe” është kënga e Semi Jaupajt, e cila tha vetë se ishte një dedikim për historinë e mikeshës së saj Bora Zemanit...

Lori dhe Sara Hoxha vijnë me dedikimet prékëse për Tanin e “Topit” pas 14-vjetorit të vdékjes së tij!

Në 23 maj Dritan Hoxha mbushi 14 vite që është ndarë nga jeta. Vajzat e tij e kanë kujtuar me anë të postimeve të...

Goc apo çun? Ermal Mamaqi sapo foli për zgjerimin e familjes në të ardhmen…(VIDEO)

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku është përballur me pyetjet thumbuese nga fëmijët në studio. I pyetur...

Për herë të parë pas Big Brother, Donaldi dhe Semi ‘kapen mat’ së bashku! (VIDEO)

Një nga miqësitë më të komentuara në “Big Brother Vip” ishte dhe ajo midis Donaldit dhe Semit. Për shkak të situatave të krijuara brenda shtëpisë...

U panë bashkë në Kosovë, Dalina Buzi zbulon të pathënat e takimit të Borës dhe Donaldi!

Dalina Buzi foli për “Goca dhe Gra” lídhur me sfilatën e famshme të stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, që në fakt bëri mjàft bujë. Jo...
error: Alert: Content is protected !!