Federica dhe Giovanni janë të fejuar. Ajo jeton në Casalpusterlengo, një nga komunat e para që është preku nga Koronavirùsi dy javë më parë.
Ai jeton jashtë saj. Sot takimi i tyre ishte tepër i trishtë. Të dy të ndarë një metër larg njëri-tjetrit, nën sytë vigjilentë të karàbinierëve në pikën e kontrollit përgjatë rrugës nga Ospedaletto Lodigiano për në Casalpusterlengo, raporton Iconstyle.

Ata erdhën këtu me shpresën se kontrollet e portave do të pezùlloheshin sot, pasi zona ‘jashtë kufijve’ tani përfshin zona shumë më të mëdha. Por pavarësisht njoftimeve, asgjë nuk ka ndryshuar dhe ata ende nuk mund të përqafohen me njëri-tjetrin.
Miliona italianë janë duke u ndjerë “të bùrgosur” dhe duke shpresuar për dritë në fùnd të tùnelit të gjatë dhe të errét të COVID-19. Numri i të vdékurve ka shkuar në 399 ndërsa shifrat e të inféktuarve rriten jashtézakonisht shumë në intérvale të shkurtra kohore. Deri tani janë mbi 7 mijë të prékur.