Aktorja Beren Saat dhe bashkëshorti i saj Kenan Dogulu janë sot në vëmendje të mediave turke për shkak se nuk i janë përmbajtur rregullave për të parandaluar Koronavirùsin.
Mediat turke shkruajnë se aktorja dhe bashkëshorti i saj kanë shkuar me pushime disa ditë në Londër dhe janë kthyer.

Ndërkohë që pas rastit të parë me koronavirùs të shfaqur në Turqi, ministri i Shëndetësisë kishte bërë thirrje që të kufizohet lëvizja.
Turqit janë të shqetësuar se çifti mund të jetë prekur nga koronavirùsi pasi nuk e kanë zbatuar rregullin për të qëndruar 14 ditë të izòluar.
Vetë aktorja dhe bashkëshorti i saj ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë dhe po pritet reagimi i tyre për mediat.
