Angela Martini shkëlqen edhe në karantinë! (FOTO)

Bukuroshja shqiptare, Angela Martini është vetizoluar njëjtë si të gjithë personazhet e tjerë të njohur kudo ndodhen.

Pavarësisht këtij fakti, qëndrimi për shumë kohë në shtëpi, nuk e ka penguar modelen të pozojë e veshur bukur dhe e kuruar deri në detaje. Në postimin e fundit ajo shfaqet me një fustan të lirshëm në ngjyrë të bardhë, i cili i nxjerr në pah format perfekte fizike.

“Kush tha që të qëndrosh në shtëpi nuk është tërheqëse?”, shkruan Martini krah fotove ku shfaqet mjaft sensuale.

Siç duket dhe nga pamjet, Angela po e shijon qëndrimin në shtëpi, vazhdon të duket po njësoj bukur dhe nuk e ka aspak problem faktin që nuk mund të lëvizë.

Edhe ndjekësit e modeles, kanë komentuar menjëherë në postim duke e konplimentuar për pamjen e saj./revistawho.com