Aktorja ukrainase Olga Kurylenko, e njohur edhe si “Bond Girl”, së fundmi ka konfirmuar se nga analizat e zhvilluara ka rezultuar porzitive ndaj Koronavirùsit dhe se tashmë ndodhet në izòlim.
Aktorja 40-vjeçare deklaroi se prej gati 1 jave qëndron në shtëpinë e saj, ndërsa ka shfaqur simptòmat si ethe dhe lodhje.

“Unë në fakt jam sëmurë për gati një javë. Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore”, shkruan ajo.
Gjithashtu aktorja i bën thirrje të gjithëve të kujdesen për veten dhe duhet ta marrin seriozisht situatën në të cilën ndodhemi.