Koronavirùsi po shfaqet edhe në vende të botës ku nuk kishte mbërritur deri tani, dhe shqetësimi prej sëmùndjes është i madh, ndërsa nuk ka ende një kurë për të.
Nuk funksionojnë, siç vëren BBC, as disa këshilla shumë të përhapura të kthyera gati në mite për shërimin e saj. Ato më të përhapurat online nisin nga hudhra. Facebooku është mbushur me postime sipas të cilave, konsumi I hudhrës parandalon infeksionin. OBSH-ja thotë se është vërtet një ushqim I shëndetshëm me disa aftësi anti-mikrobiale, por nuk mbron nga virùsi I ri. South China Morning Post solli dhe historinë e një gruaje që u shtrua në spital me inflamacion të rëndë të fytit pasi kishte konsumuar 1.5kg hudhra.

Një figurë e njohur në YouTube, Jordan Sather, I cili ka me mijëra ndjekës në platforma të ndryshme, doli me pretendimin se një “ suplement I mrekullueshëm me minerale”, I quajtur MMS, e shfaros koronavirùsin. Ky suplement përmban diòksid klori, e sipas Sather e shkàtërron koronavirùsin.
Por BBC thotë se administrata amerikane e ushqimit dhe ilàçeve paràlajmëroi mbi rrezikun e konsumit të MMS-së, dhe vende të tjera kanë lëshuar këshilla të ngjashme. Nuk bëjnë punë as dezinfektuesit e duarve të krijuar në kushte shtëpie.

Disa kanë nisur të përdorin argjend koloidal. Dikush doli me pretendimin se kjo pije, me grimca argjendi arrin ta shkàtërrojë koronavirùsin për 12 orë. Por autoritetet shëndetësore amerikane pretendojnë se jo vetëm nuk ka të dhëna që argjendi koloidal vepron, siç thuhet, si antiseptik e ndihmon imunitetin e trupit, por përkundrazi ai mund të shkàktojë dëme të mëdha sidomos për veshkat, e fajësohet edhe për argirozën, që e bën lëkurën të kthehet në blu.
Nuk ka asnjë efekt kundër koronavirùsit konsumi i ujit çdo 15 minuta gjoja për të larguar Covid 19.
Nuk ndihmon as nxehtësia, të paktën këtë thonë mjekët, të cilët e kanë hedhur poshtë informacionin e rremë të shpërndarë në mënyrë abuzive në emër të Unicef-it, sipas të cilit kush pi ujë të nxehtë, ekspòzohet në diell dhe shmang akulloret, shpëton nga koronavirùsi./Top Channel
.jpg?ext=.jpg)