Ballina Magazina Dua Lipa sjell koleksionin e saj të dytë me “Pepe Jeans”

Dua Lipa sjell koleksionin e saj të dytë me “Pepe Jeans”

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, në shtator të vitit 2019 ka lansuar linjën e saj të veshjeve me brendin e famshëm “Pepe Jeans”.

Teksa muaj më parë nënshkroi marrëveshje me kompaninë në fjalë, ylli 24-vjeçar siç duket po e përjeton ëndrrën e saj në fushën e modës.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme përmes disa fotografive atraktive të publikuara në Instagram, bukuroshja ka prezantuar koleksionin e dytë me këtë brend.

“Koleksioni i dytë me Pepe Jeans ka dalë tashmë. Shumë e emocionuar të ndajë koleksionin e ri”, ka shkruar në postimin e saj të ndarë në Instagram, ndërkohë që sjell edhe një video me koleksionin e ri duke interpretuar hitin e saj “Don’t Start Now”.

Zeshkania shfaqet e mrekullueshme në koleksionin e ri, ndërsa ka rrëmbyer vëmendje me dukjen e saj të veçantë dhe sensuale.

Dua po vazhdon të korrë suksese të mëdha në karrierë, ku së fundmi ka qëndruar në Sydney, pasi ka qenë e ftuar për të performuar në atë që njihet si “Mardi Gras”, parada e komunitetit LGBTI në Australi.

Ajo dhuroi një performancë spektakolare duke interpretuar hitet e saj më të reja përfshirë edhe këto të albumit të ri “Future Nostalgia”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Analiza e ‘dopingut’ ndaj Edi Ramës! Çfarë do të zbulojë?!

Edi Rama sipas të dhënave të dala nga numërimi i votave ka dalë fitues në garën e 25 Prillit, por krejt ndryshe nga një...

Shteti i Edi Ramës! Prokuroria: : Kultivimi i kanàbisit gjatë 2020 u rrit…

Pandemia gjatë vitit 2020 nuk ka ndíkuar aspak në rénien e aktivitetit të kultívuesve të kanàbisit. Izòlími nga Covid-19 duket se është shfrýtëzuar nga kultívuesit...

Plàs në ‘Open’! Endri Shabani largohet nga emisioni pas debàtit me Eni Vasilin (VIDEO)

Kreu i 'Nismës Thurje', Endri Shabani, është larguar nga studio e 'Open' në Top Channel mbrëmjen e sotme, pas një debàti me moderatoren e...

Çfarë ngjashmërie! E motra i feston ditëlindjen, ja urimi i Orindës për të (FOTO)

Ndoshta shumë prej jush nuk e dini por Orinda Huta ka një motër më të madhe. Ajo quhet Silvana dhe jeton në Irlandë. Sigurisht, nuk...

Rrëfimi prekës i djalit të Guljeljm Radojas: E shtyja…(VIDEO)

Aktori i njohur shqiptar, Guljelm Radoja, fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte bétejën me Covid-19. Dy ditë pasi ishte shtrùar dhe ishte fùtur në intùbim në...