Aktori i njohur shkdoran, “Mjeshtri i Madh” Zef Deda, ka folur sot për marrëdhëniet që ai ka me nuset e dy djemve, Julianit dhe Marios. I ftuar sot në “E diell”, Deda është pyetur nëse nuset e respektojnë si duhet dhe tha se merr respekt të dyfishtë.

“Ato për mua kanë dy kujdese, kujdesn njëherë për artisitin Zef Deda e adhurojnë njësoj si spektatorët e tjerë, plus më adhurojnë si bab. Ato i kanë babat e vet, por mua më adhurojnë si bab. Unë ato i kam si vajzat e mia. Se unë nuk kam pasur vajza”, – u shpreh aktori i njohur mes lòtësh.This image has an empty alt attribute; its file name is zefi.jpg

Më tej ai tha se dhe djemtë e respektojnë akoma më shumë dhe është krenar për ta pasi kanë zgjedhur rrugën e artit.

‘Mjeshtri i Madh’ Zef Deda u emocionua shumë ku foli për karrierën e tij dhe kolegët. Në skenën e “E Diell” erdhi edhe mbesa e tij ku sëbashku na sollen lojrat që gjyshi Zef bënte me Eman.

Rrëfimi i Zef Dedës në minutën 16:15

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!