Cifti pësoi një krizë ne marrëdhënjen e tyre në fund të vitit të kaluar, pasi Justin Timberlake u fotografua dorë për dore me kolegen e tij.
Pas faljes publike nga partnerja e J.T dhe, terapisë në ciftë martesa e Justin Timberlake me Jessica Biel duket se është drejt shpëtimit, siç deshmohet nga mesazhi në Instagram-in e aktores për partnerin, me rastin e ditëlindjes së tij të premten.
Në galerinë e fotove që Biel, 37 vjeçe, postoi në llogarinë e saj, ajo dhe burri i saj, tani 39 vjeç, shihen shumë të dashuruar.
“Gëzuar ditëlindjen mashkullit që nuk njeh kohë. Ti në një farë mënyre je rritur pa u plakur. Të duam shumë”, i shkruan ajo përkrah fotove.

Justin dhe Jessica janë martuar që nga viti 2012.
Në nëntorin e kaluar, Justin u përfshi në një skandal mediatik pasi u fotografua duke mbajtur dorën e koleges së tij Alisha Wainwright në New Orleans, Luiziana, ku po xhironin filmin e tyre të ardhshëm “Palmer”.

Justin më pas kërkoi falje për këtë tradhti pasi tha se ishte nën efektin e alkoolit dhe premtoi se do t’i rregullojë gjërat për të dhe familjen e tij.
