Edhe pse të rrethuar nga shtetet fqinje, që kanë evidentuar raste të me prekur nga koronavirùsi, Shqipëria zyrtarisht ende rezulton që nuk ka asnjë person të konstatuar nga ky virùs.

Kryeministri ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe rreshtoi së bashku me Ministren e Shëndetësisë, të gjitha masat e ndërmarra për të qenë gati për çdo situatë epidemike.

Image result for edi rama

Ata zbuluan dhe vendin e parashikuar për karantinë, nëse përhapja do të jetë e përmasave të mëdha. Por për Kryeministrin aktualisht, më shumë se sa vetë virùsi, më problematike edhe më shumë se çdo vend tjetër, është infodemia, siç njihen ndryshe situata e krijuar nga përhapja e lajmeve të rreme që përhapin panik, lidhur me këtë virùs, shkruan Tv Klan.

Në mënyrë të veçantë, ai fajëson segmente të caktuara të politikës, që po e përdorin këtë situatë. Rama përsërit se Shqipëria nuk është imune ndaj virùsit, por ajo që vlen në këtë situatë është qetësia dhe besimi.

Image result for edi rama

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!