U përfol për një lidhje me Lei Krajën, Robert Berisha ju jep fund thashethemeve

Në dhjetor të vitit 2018, Lei Kraha tërhoqi vëmendjen me deklaratën e saj për Robert Berishën gjatë emisionit “Shiko Kush Luan”.

E pyetur nëse nuk do të ishte i martuar, a do të ishte i dashuri i saj Robert Berisha dhe pse, Lei u përgjigj:

“Pse jo, Roberti është i bukur, i gjatë, ka trup, i zgjuar, kërcimtar, kështu që pse jo. Por është i martuar me një nga vajzat më sèksi të showbiz-it shqiptar kështu që nuk do e konkurrojmë fare. Por do isha, mbase, nëse do më pranonte Roberti”.

Image result for lei kraja robert berisha"

Kësaj deklarate, Roberti iu përgjigj për herë të parë sot në emisionin “Wake Up”, raporton Iconstyle.

Këngëtari la të kuptohet se Leilën e sheh vetëm si motër dhe asgjë më shumë se kaq.

“Respekt si për një motër”-u shpreh Roberti, pa dashur të komentojë më tepër.

Epo, ky ishte si një “rèfuzim” për Lein nga këngëtari, i cili më herët gjatë intervistave ka lënë të kuptohet se në një të ardhme mund të rikthehet sërish me Nora Istrefin.