U fotografua me ish-të dashurën në të njëjtin vend, reagon Stresi

Stresi është cilësuar gjithmonë si një nga reperët më të komentuar rreth jetës së tij private. Ajo që ka shkaktuar zhurmë kësaj here ka qenë fakti se artisti është fotografuar në të njëjtin vend ku ndodhej ish-e dashura e tij, Enxhi.

‘Xing.al’ siguroi disa foto ku dukej se reperi dhe modelja ndodheshin në të njëjtin vend në Brezovicë. Pas këtij momenti ka ardhur dhe reagimi i parë nga reperi, i cili ka theksuar se e gjitha ka qenë një rastësi.

“Kur njerëzit përfitojnë nga rastësia dhe situata, unë iu them inati ju shtoftë edhe më shumë”, ka shkruar Stresi krah postimit më të fundit në ‘Instagram’.

Kujtojmë se prej kohësh ai ka treguar se është i dashuruar me Kejsin, ndonëse momentalisht ajo është larguar në Kanada duke u shkëputur nga reperi./revistawho.com