Sezoni i ri i shtatorit, solli ndryshime të mëdha në programacionin e “TV Klan”.

Disa emisione u mbyllën duke u zëvendësuar me të rinj.

Epo tani radhën për t’u mbyllur e ka emisioni i gatimit.

Bëhet fjalë për formatin e gatimit “Sfiida e gatimit” nga Alfio dhe Indriti.

Shefat e kuzhinës e mbajtën emisionin për një sezon e gjysëm, ndërsa tani do të zëvendësohen.

Në “TV Klan” ka nisur të jepet reklama e një emisioni të ri që mban titullin “Aromë dreke”.

Aktorja e njohur Marjana Kondi dhe shefi i kuzhinës Arvin Kita do të jenë nga e hëna në të shtunë nga ora 11:00.

Me siguri, Alfio nëse do të vazhdojë emisionin, do të rikthehet sërish në “InTV”, meqë bashkëshortja e tij, Fatma tashmë është drejtoreshë e televizionit.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!