I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” të drejtuar nga dyshja e moderatorëve Florian Gjini dhe Erjona Rusi ishte trínsgjínori Leo. Ai mbajti një qëndrim kundër deklaratave të shprehura gjatë emisionit nga “biznesmeni gáy” Elton Ilirjani, i cili u shpreh se “shqiptarët janë një popull mendjehapur dhe aspak páragjykues”.
Leo tha se kjo sipas tij nuk është e vërtetë, pasi jo më larg se tre ditë më parë ai së bashku me një grup shokësh tránsgjinorë është larguar nga lokali dhe është sharë me fjalë bánale. Ka pasur dhe raste sipas tij ku personat me orientim sèksuál të kundërt janë godítur me gùrë në zonën e ish-Bllokut si dhe janë sùlmùar fizikisht nga persona të tjerë.
“Shqiptarët janë mendjehapur, vetëm se të nxjerrin nga lokali, të gjuajnë me gùrë në mes të bllokut. Para tre ditësh pasi mbyllëm dhe evenimentin e Miss-it, ne vajtëm në një kafe dhe jemi sùlmuar nga katër çuna, të cilët përdorën ndaj nesh fjalë bánale. Ndërsa një ditë më pas në një lokal tjetër na pèrzunë nga lokali duke na thënë se nuk iu shërbejmë se jeni pjesë të komunitetit. Dhùnë fizike ka pasur, jo me mua personalisht se unë i vrás me pambuk jo me forcë”, deklaroi Leo.
