Një ngjarje e pazakontë dhe e pabesueshme ka ndodhur në Tiranë, me protagonistë dy efektivë pòlicie.
Bëhet fjalë për një pòlice, e cila i ka dërguar foto “hòt” kolegut të saj në telefon.
Në këtë moment telefonin e merr gruaja dhe zbulon “afrimitetin” e burrit të saj me “kolegen”, duke shkaktuar një sherr mes palëve..
Gruaja e pòlicit këmbëngul se ai e ka tradhtuar, por ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë, po ashtu edhe kolegia.
Sipas asaj që shkruan gazeta “Si“, kjo është çështja më e përfolur në polici, madje edhe në prokuori, pasi qarkullon në formën e barsoletës.
Në fund ndërhyn pòlicia, e cila merr dëshminë dhe kallëzimin e “koleges” së fyer dhe përgatit procesverbal ngjarjeje.
Çfarë ndodhi?
Gazeta “Si” mëson se D. B është 29 vjeçe. Është e divorcuar. Ajo është pòlice pranë grupit të shoqërimit në Forcat Operacionale të Burgjeve. Veç kësaj e reja është molla e sherrit mes një çifti.
Në materialin e referuar thuhet se 29-vjeçarja nga Rrogozhina dhe me banim në Tiranë, një mbrëmje për shkak të shoqërisë, i nisi disa foto intime kolegut të saj, edhe ai pòlic në të njëjtin sektor. Fotografitë ishin intime dhe gruaja pohon se i kishte nisur për shkak të njohjes dhe respektit.
Por, për fatin e keq të pòlicit, gruaja e tij ka kapur telefonin dhe ka parë fotografitë. Ajo pa bërë zhurmë ka nisur hetimin. Fillimisht rezulton se i ka nisur fotografitë nga numri personal i të shoqit në telefonin e saj.
Më pas, bashkëshortja ka takuar një kolege të bashkëshortit me inicialet Sh. M dhe e ka pyetur “A e njeh këtë, kush është kjo?”.
Hetimi i bashkëshortes ka rezultuar i përfunduar sapo ka mësuar se bëhej fjalë për një pòlice dhe që ishte gjithashtu kolege me të shoqin.
Siç thuhet më tej në materialin që gazeta “Si” disponon, gruaja ka telefonuar “kolegen”, duke i thënë “Të të vijë turp, je edhe pòlice”.
Por grindja mes çiftit është bërë akoma më shqetësuese, kur nga njëra anë bashkëshortja ka kërkuar llogari, ndërkohë që pòlici ka thënë “Nuk e kam idenë kush m’i ka nisur fotografitë, atë numër nuk e kam të regjistruar”.
Ndërkohë që kolegia këmbëngul mbi shoqërinë me pòlicin. I gjithë ky sherr me kanosje e kërcënime, u referua nga pòlicia për t’u zgjidhur në organin e akuzës. Sidoqoftë, mund të jetë dhe një keqkuptim dhe jo siç dyshon bashkëshortja, e cila nuhat era “tradhti”.
Gjithçka është referuar nga Pòlicia e Shtetit këtë të martë, me kërkesën për të sqaruar këtë histori.
