Deklarata e Robert Berishës se gratë janë shkaktare që burrat kanë dashnore shkaktoi indinjatë tek njerëzit, duke u konsideruar si seksite.

Por këngëtari kërkoi falje duke thënë se fjalët e tij janë keqinterpretuar dhe se nuk kishte për qëllim të ofendonte askënd, duke pranua se e dhj*eu me intervistën.

Ndërsa theksoi se me deklaratën e tij së pari ofendoi nënën dhe ish-bashkëshorten, Norën.

“Kam kërkuar falje. Kush nuk e njeh Robertin nga afër edhe mund ta keqkuptojë deklaratën time. Ka qenë me humor, sarkazëm. Ishte një çast dhe kur dal para intervistave nuk i shoh kamerat. Me 1 milionë intervistat e mia me një e dhjèva. U bënë dy me këtë. Dua të kërkoj falje për të gjitha gratë, nënat dhe motrat shqiptare që janë prèkur dhe e morën ashtu. Nuk e njohin Robertin dhe nuk mendoj ashtu. Është keqinterpretuar. Nëse kam ofenduar kam lënduar mamin tim, mamin e Renesë dhe të gjitha femrat që kam familje,”-tha ai, i ftuar në “Wake Up” në Top Channel.

Image result for robert berisha"

Roberti gjithashtu tregoi se aktualisht nuk ka asnjë femër në jetën e tij dhe se nuk ka pasur asnjëherë dashnore.

Ndërsa u shpreh se kur të lidhet do e bëjë vetë publike, duke sqaruar se kënga e tij dhe Norës nuk kanë lidhje me jetën e tyre private.

“Tekstin dhe titullin nuk e vendos unë. Njerzit mendojnë se e kam bërë me qëllim por nuk ka lidhje. Jam i kënaqur me këngën. As kënga ime dhe as këngën e Norës nuk ka të bëjë me jetën tonë private. Dashnore nuk kam dhe as nuk do të kem. Nëse do kem do e bëj publike kështu që muhabetet nuk ndalen. Jam njeri i shoqërueshëm dhe në shoqëri kam pasur femra afër vetes. Kur ta kem bëjnë femër do ta bëj publike. Për momentin jam fokusuar tek puna,”– shtoi këngëtari.

Image result for robert berisha"

By Juda_al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!