Ballina Aktualitet Të mërkurën nis dëbora dhe shiu, temperaturat deri në -5 °C

Të mërkurën nis dëbora dhe shiu, temperaturat deri në -5 °C

Edhe shkurti muaji që mbyll stinën e dimrit, ka nisur me mot të kthjellët. Kjo situatë do të vazhdojë deri të martën në mesditë, kur do të nisë shtimi i vranësirave fillimisht në veri e më pas në gjithë Shqipërinë, duke sjellë reshje bore dhe shiu.

“Të mërkurën, reshjet parashikohet të jenë në formën e dëborës, duke qenë se do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave si pasojë e ardhjes së masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit Europian. Reshjet e borës do jenë të fokusuara në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në Ultësirën perëndimore reshjet do të jenë në formën e shiut. Pas të mërkurës do të kemi kthjellim të motit dhe kushte të qëndrueshme atmosferike. “ tha meteorologia Adiola Bani.

Rikthimi në vlerat normale klimatike të muajit shkurt parashikohet të ndodhë në fund të javës që vjen. Temperaturat do të luhaten nga 2 gradë celcius në zonat malore në 18 gradë celcius. Por të mërkurën temperaturat do të zbresin deri në -4, -5 gradë celcius.

“Ditët më të ftohta të kësaj jave do të jenë e enjtja dhe e premtja, ku parashikohet që temperaturat në zonat e thella malore të luhaten në -6, -7 gradë celcius. Ndërsa mesdita jo më shumë se 10 apo 11 gradë celcius. Reshjet do të vazhdojnë deri në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, kur pritet të kemi sërish rikthim të motit të kthjellët e me diell në territorin shqiptar. “ tha më pas meteorologia Adiola Bani për Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Për herë të parë pas Big Brother, Donaldi dhe Semi ‘kapen mat’ së bashku! (VIDEO)

Një nga miqësitë më të komentuara në “Big Brother Vip” ishte dhe ajo midis Donaldit dhe Semit. Për shkak të situatave të krijuara brenda shtëpisë...

Pa Donaldin dhe Borën sëbashku, ja si reagoi Beatrix gjatë eventit! (VIDEO)

Dalina Buzi rréfeu për “Goca dhe Gra” disa momente nga sfilata e stilistit Valdrin Sahiti. Jo vetëm kaq, por ajo u ndal edhe te takimi...

U panë bashkë në Kosovë, Dalina Buzi zbulon të pathënat e takimit të Borës dhe Donaldi!

Dalina Buzi foli për “Goca dhe Gra” lídhur me sfilatën e famshme të stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, që në fakt bëri mjàft bujë. Jo...

Habit Ronela Hajati pas skualifikimit: E fitova Eurovisionin sepse…

Pas performancës që na dhuroi në skenën e Eurovizionit përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka reaguar pas skualifikimit të saj nga ky festival. Këngëtarja shqiptare...

Semi Jaupaj së shpejti imazhi i kompanisë së çuditshme! (FOTO)

Emisioni investigativ “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, përveç dénoncímeve dhe nxjérrjés “làkuríq” të abùzuesve dhe pédofílëve, ka edhe...
error: Alert: Content is protected !!