Kënga e re e Ledri Vulës do t’ju bëjë të ngriheni në këmbë menjëherë dhe të kërceni!

Pas klipit “Piano Rap” reperi ka treguar se e ka gati këngën e re që do të publikohet më 22 shkurt.

Ka qenë vetë Ledri ai i cili ka publikuar një video ku shfaqet duke kërcyer nën ritmet e këngës që do të titullohet “Prej inati”.

I veshur sportiv, Ledri nis të interpretojë duke kënduar e kërcyer në klipin më të këndshëm që mund të publikonte ndonjëherë.

Pak ditë më parë u tha se Ledri, Gjiko dhe Lyrical Son do të sjellin një bashkëpunim, dhe nuk e dimë nëse bëhet fjalë për të njëjtin projekt.

Ne ju ftojmë ta dëgjoni pasi s’po na mban më vendi!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!