Pas fotos romantike që Stresi postoi ditën e lindjes së Keisit, gjëra të reja dolën në horizont. Dita e Shën Valentinit e bëri nostalgjike Keisin , e cila postoi këto foto në Instastory.

“Kthim në një Shën Valentin të vërtetë!”- shkruante ajo poshtë fotos dhe bazuar në data, përkonte me periudhën e artë mes saj dhe reperit.
Prisni sepse ka akoma.

Një tjetër detaj shumë i rëndësishëm që thotë me zë të lartë se ka një rikthim në ajër, ishte një tjetër Story e Keisit, shkruan Anabel.

Ç’kërkonte ajo mes fustanesh nusërie?! Mbi të gjitha, ç’do të thotë kur shkruan: “Mendoj se e gjetëm të duhurin?!”

Mendimi i parë është një dasmë në horizont! Nëse doni edhe më, ju tregojmë ne.

Pak minuta më parë, Keisi postoi bashkëpunimin më të ri të reperit dhe vendosi link-un e këngës së tij, për ta dëgjuar të gjithë ne. Zyrtarisht, Keisi u kthye sërish në pozicionin e fanset së zjarrtë të reperit dhe të dashurës së tij të zemrës. 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!