Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të dalin në një tubim, që do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në datën 2 mars, ku sipas kreut të shtetit do të firmoset dekreti i parë për “çmontimin e grùshtit të shtetit”.
Ai shprehet se ky tubim tek Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” do të shërbejë për një Besëlidhje të Re dhe por mos ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Shqipërisë.
Meta thotë ”paralajmërimi i fundit”, por nuk përjashtohet sërish mundësia e një dekreti atë ditë pasi shprehet më poshtë se ”Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës.”
Pyetjes së Juda.al “Si do i përgjigjeni thirrjes se presidentit Ilir Meta për tubim në datë 2 Mars? ju lutem përgjigjuni sondazhit të mëposhtëm…