Falë Arbana Osmanit, njerëzimi pa si rrallëherë, dy djemtë e Xhemi Shehut, në një foto të vetme. Pak më parë, në llogarinë e Instagram-it, Osmani postoi këtë foto.

Arbana me të birin, Jonin dhe Xhemi me djemtë, Martinin dhe Gabrielin.

“Familje”- shkruan Arbana në foton ku sigurisht ka ëmbëlsira mbi tryezë.

Nëse Jonin dhe Martinin i kemi parë dhe më herët falë ndonjë postimi tek tuk të moderatoreve, surpriza është djali (jo dhe aq) i vogël i Xhemit, Gabrieli, të cilin e mbanim mend fare të vogël.

Qartazi,  miqësia mes të dyjave është reflektuar në mënyrën më të mirë të mundshme edhe tek fëmijët e tyre. 

Ah, kurse ndjekësit kanë një propozim për “mamat e çunave”…Tryezës i duhet edhe një vajzë!

By Juda-al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!