Në tetorin e vitit 2019, aktori i njohur, Agron Llakaj, shprehu gjatë një interviste  hatermbetjen e tij kundrejt vëllezërve Veshaj.

Sipas Agron-it, pas largimit nga “Al Pazar”, dy binjakët as nuk e kanë marrë në telefon dhe nuk janë treguar më të interesuar për emisionin i cili i hapi rrugën drejt suksesit.

Në tonin e aktorit vihej re zhgënjim, mirëpo duket se gjërat mes kolegëve janë rregulluar.

Në intervistën për “Thumb On”, Romeo ka treguar ndër të tjera edhe raportin e tanishëm me Agron Llakajn.

Romeo Veshaj ka treguar se marrëdhënia e tyre me Llakajn është e fortë dhe madje komunikojnë shpesh për të ndarë ide së bashku.

“Pati përlotje po të shikosh puntatën e parë si për ne edhe për Gonin sepse unë realisht përlotem sepse kam kaluar një pjesë shumë të rëndësishme të jetës sime aty. Marrëdhënia ime me Gonin është e fortë. Sot ndajmë shumë ide bashkë, më tregon një material i tregoj unë, shkëmbejmë ide dhe duam shumë të flasim me njëri-tjetrin. Kjo është shumë gjë e bukur.”- tregoi Romeo.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!