Në muajin qershor të vitit që lamë pas, burime ekskluzive për “Iconstyle.al” treguan se këngëtarja Dafina Zeqiri kishte nisur një lidhje dashurie me Dj Geek.

Madje, Dafina e konfirmoi vetë romancën e saj me një postim në InstaStory, duke shuar të gjitha dyshimet se ata ishin bashkë.

Që prej atëherë, këngëtarja nuk është treguar aq e rezervuar për lidhjen e saj të re dhe ndan pas here në rrjete sociale momente me të dashurin e ri.

Madje, në postimet e fundit në InstaStory, Dafina ka treguar anën e saj të butë në videot ku shfaqet me Dj Geek.

Në njërën prej videove, Dj i vendos këngëtares dorën mbi fytyrë me përkëdheli, ndërsa ajo i dhuron puthje nga kamera e telefonit.

Ende nuk dihet se prej sa kohësh Dafina dhe Dj Geek po shijojnë lidhjen e tyre, megjithatë duket se janë kokë e këmbë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe po e shijojnë në maksimum romancën e re.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!