Vdèkja e papritur e legjendës së NBA, Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna, të dielën e kaluar tronditi mbarë botën.

Kishte dhe reagime të shumta që familja e Kobe pranoi nga e gjithë bota gjithashtu një të tillë e bëri edhe ish-e dashura e basketbollistit të ndjerë, këngëtarja Brandy Rayana Norwood.

Këngëtarja Brandy më në fund theu heshtjen, ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjes Bryant.

“Kurrë nuk do ta kuptoj. Ngushëllimet e mia për Vanessa Bryant dhe të gjitha familjet që janë në dhimbje gjatë kësaj kohe tragjike”, ka shkruar Brandy në një postim të publikuar në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B7_vcgZpIMz/

Kjo e fundit ishte në lidhje me legjendën e NBA në vitet e 90’ta, teksa ishte edhe shoqëruesja e 17-vjeçarit Kobe në mbrëmjen e maturës.

41- vjeçari humbi jetën në një aksident tragjik me helikopter ku humbën jetën edhe shtatë persona të tjerë përfshirë vajzën e tij -13 vjeçare, Gianna.

Kobe ishte i martuar me Vanessan për më shumë se 15 vite dhe ka lënë pas tri vajzat: Natalia, Bianka dhe Capri.

Burimi:/Telegrafi/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!