Nipi i madh i mbretëreshës Elizabeth II, Peter Phillips, ka njoftuar për divorcin nga gruaja e tij, Autumn pas 12 vjet martesë.

Në deklaratën e përbashkët të çiftit thuhet se vendimi është marrë në një kontekst miqësor, në interesin më të mirë të dy fëmijëve, Savannah, nëntëvjeçar dhe Isla, shtatëvjeçare.

Njoftimi saktëson se vendimi është në marrëveshje me.mbështetjen e plotë të dyve familjeve, transmeton KP.

Ai ka hequr dorë nga oferta e..kohës së tij për titullin ”kont” për veten dhe për.fëmijët e tij. Por, ai ende përfaqëson familjen mbretërore dhe ka marrëdhënie të afërta me gjyshen e tij, gjegjësisht mbretëreshën Elizabeth.

Lajmi vjen pas vendimit të princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle, për t’u larguar nga familja mbretërore.

Burimi:/Telegrafi/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!