Serialet turke kanë marrë famë në të gjithë botën dhe transmetohen në disa shtete, madje deri në Amerikë. Nisur nga shikueshmëria e madhe që kanë këto seriale, revista amerikane “Forbes” ka publikuar një listë me serialet më të mirë turk.
Vendin e parë në këtë listë e mban “Çukur”, serial i cili është transmetuar në “Klan plus”. Ky serial ka fituar 58.2 milionë lira turke.
Vendin e dytë si seriali më i mirë e mban “Nusja nga Stambolli” me 51.4 milionë lira turke fitime.

Në vendin e tretë “Forbes” ka vendosur “Ertugrul” me 47.2 milionë lira turke fitime. Pjesë e kësaj liste janë edhe disa seriale të tjerë që janë transmetuar në Shqipëri si:
Kryeqyteti Abdylhamid, Zonja Fazilet dhe të bijat, Vrasje të vogla, Xhenet, Dashuri bardh e zi, Më fal, Lòt në Detin e Zi.
