“Si ta quaj këtë dashuri” është transmetuar në disa vende të botës, mes tyre Shqipëri e Turqi.

Nga suksesi i madh që pati ky serial, Turqia ka vendosur ta sjellë në versionin turk me aktorë turq. Seriali do të ketë të njëjtën tematikë, por me titull të ri dhe përshtatur në versionin turk.

Image result for si ta quaj kete dashuri

Seriali do të quhet “Ay ve Gunes” (Hëna dhe dielli). Mediat turke raportojnë se rolin kryesor, pra të “Arnavit”, do ta luajë aktori Kadir Dogulu i cili njihet si “Maxhit” nga seriali “Mes dy dashurish”.

Aktorja turke që do luajë rolin e “Kushit” nuk është bërë ende e ditur. Në role të tjera do të jenë edhe aktorët Tansel Ongel, Nuk Erkul, Pelin Orhuner dhe Goncagul Sunar. Të tjerë aktorë pritet të zbulohen në ditët në vijim.

Image result for ay ve gunes dizisi oyunculari

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!