Pak para fillimit të “Sanremos”, u diskutua shumë në media për pagesat që do të merrnin prezantuesit. Duke qenë festivali më i rëndësishëm italian, sigurisht që shpenzimet për “Sanremon” janë marramendëse, po ashtu edhe fitimet.
Sipas mediave italiane, investimi i televizioni Rai tejkaloi 15 milion euro, po mendohet se ai duhet të ketë fituar tre herë më shumë nga reklamat. Por sa u paguan prezantuesit e këtij festivali?
Moderatorja Alketa Vejsiu realizoi një ëndërr të fëmijërisë, duke u ngjitur në skenën e festivalit më të madh të muzikës italiane, Sanremon.

Alketa Vejsiu ishte në mesin e 10 prezantueseve të Sanremo 2020, që u bënë pjesë e këtij festivali gjatë netëve të ndryshme. Prezantuesja shqiptare u shfaq në natën e tretë të festivalit, krah Georgina Rodriguez dhe Amadeus.
25 mijë euro për një natë, kaq thuhet se ka marrë shumica prej tyre, përfshirë edhe prezantuesen shqiptare, Alketa Vejsiu, e cila ishte e pranishme në natën e tretë të festivalit.

Megjithatë nga kjo shumë përjashtohet prezantuesi kryesor, Amadeus, i cili thuhet se është paguar mes 500-600 mijë euro e po ashtu edhe Georgina Rodrigues, e cila ka marrë 140 mijë euro.
Ndërkohë, plot 300 mijë euro mori aktori i njohur Roberto Benigni për performancën e tij gjatë natës së tretë, nga 250 mijë euro janë shpërblyer dy bashkëprezantuesit Tiziano Ferro dhe Fiorelo.
_07172953.jpg)