Pak ditë më parë, në emisionin “Rudina”, Rudina Dembacaj hapi zemrën dhe foli për marrëdhënien e saj me ish-deputetin, Mark Frroku.

Ajo tregoi me detaje historinë e dashurisë dhe nuk la pa përmendur edhe fëmijët e tij.

Gjatë intervistës, aktorja dhe moderatorja e njohur, tregoi se me ta ka marrëdhënie mjaft të mira dhe po përpiqet t’u qëndrojë sa më pranë.

“Fëmijët e Markut kanë humbur gjënë më të shtrenjtë, kanë humbur nënën. Unë nuk e di nëse do ia dal të jem ndonjëherë afër nënës, por jam një shoqe e mirë. Nuk është e lehtë të arrish dhe të kthesh buzëqeshjen në shtëpi, deri tani ia kam arritur mirë.

Jam shumë krenare që sa herë u drejtohem fëmijëve të Markut, mendoj si duhet t’i drejtohet dikush fëmijës tim”, tregoi Rudina.

Por, tani ajo duket se është zyrtarisht pjesë e familjes Frroku dhe këtë e ka treguar përmes fotove në Instastory.

Ajo ka publikuar foto ku shfaqet me fëmijët e partnerit të ri dhe shihet se ata janë shumë të afërt.

Vajza dhe djali i Markut e kanë përqafuar Rudinën për të treguar marrëdhënien e tyre të ngrohtë.

Kujtojmë se nga martesa e saj e parë, Rudina ka një vajzë të quajtur Viktoria, ose Viktoria akullorja siç e quan moderatorja.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!