Al Pacino, Aktori i famshëm, ishte i pranishëm mbrëmjen e kaluar në ceremoninë e çmimeve “Bafta 2020”, së bashku me të dashurën e tij Meital Dohan.
Ai u shfaq i veshur me një kostum të zi, teksa kombinohej me Meital, e cila kishte veshur një fustan të zi, të ndërthurur me lule portokalli.
Gjatë parakalimit të çiftit në tapetin e kuq, Al Pacino-s i ndodhi një incident.
Al Pacino u pengua gjatë ngjitjes së shkallëve dhe u rrëzua përtokë, ndërsa u ndihmua menjëherë nga dy persona të ekipit të sigurisë.


Partnerja e tij, u duk e tronditur pas rrëzimit të tij, mirëpo fatmirësisht aktori arriti të shpëtojë pa pasur lëndime në trup duke marr parasyshë dhe moshën e tij 79-vjec.
Ai vazhdoi të ngjiste shkallët i ndihmuar nga personat e sigurisë, për të marrë pjesë në ceremoni.

