Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, vazhdon të jetë shumë e angazhuar me rolin e saj si anëtare e jurisë në spektaklin “The Masked Singer”.

Ora, e cila po punon edhe në një projekt të ri muzikor, ka paralajmëruar për fansat gjithashtu se shumë shpejt do të nisë turneun e saj muzikor në Amerikën e Jugut.

Të mërkurën, 29-vjeçarja vendosi të publikojë disa fotografi mjaft atraktive për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

E veshur me një fustan të kuq, kombinuar me taka të zeza, dy ngjyra këto që i flenë në shpirt këngëtares për hir të faktit që janë ngjyrat e flamurit që simbolizon kombin e saj – ajo dukej mjaft tërheqëse në këto imazhe.

Në mbishkrimin e fotografive, Rita u bëri me dije fansave se ku mund të gjejnë datat përkatëse për vendet ku ajo do të performojë.

“Më shumë data të koncerteve live janë konfirmuar për Amerikën e Jufut në biografinë time [në Instagram]. Shihemi së shpejti”, kanë qenë fjalët e këngëtares në Instagram.

Përndryshe, këto javë ajo ka realizuar edhe dy kampanja reklamuese për gjigantin e stolive “Thomas Sabo” dhe brendin e njohur të këpucëve “Deichmann”. 

Burimi : Telegrafi

By Juda.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!