Duhet të dini se prebiotikët janë bërë popullorë vetëm kohët e fundit. Ky term nënkupton ngrënien e disa frutave dhe perimeve që ushqejnë bakteret e mira në sistemin tretës. Por në fakt, e vërteta është se çdo frutë dhe perime që mund ta hani të gjallë, i ushqen bakteret e mira. Kur çlirohen në zorrë, këta miliona mikroorganizma kanë efekte fenomenale në tretje dhe sistemin imunitar, sepse e gjejnë rrugën për në ileumin tuaj dhe furnizojnë rezervat e vitaminës B12.
Ku mund t’i gjeni ata? Vetëm te produktet e freskëta.
Probiotikët që jetojnë te frutat dhe perimet, i quaj mikroorganizma ose biotikë të ndritur, sepse përmbajnë energjinë e Zotit dhe të diellit. Mos i ngatërroni këta mikroorganizma me probiotikët që dalin nga toka. Ata janë mënyra më e mirë për të rigjeneruar sistemin tretës. Janë të njëjtët mikroorganizma që gjejmë tek ileumi dhe që krijojnë vitaminën B12, kaq të njohur nga truri.
Burimi më i mirë i tyre janë lakrat e Brukselit. Jonxha, brokoli, karafili, farat “fenugreek”, thjerrëzat, mustarda, luledielli, lakra kale dhe shumë fara të ngjashme, kur lëshojnë filiza ngjajnë me mikrokopshte të mbushura me jetë. Në këtë formë të lindjes së jetës, ato janë të mbushura me baktere që do ta ndihmojnë florën intestinale të lulëzojë.
Po e përsëris, këto baktere janë të ndryshme nga mikroorganizmat e tokës dhe probiotikët. Mikroorganizmat e ndritur gjenden gjithmonë mbi tokë, në gjethet dhe lëkurën e frutave dhe perimeve.
Probiotikët cilësorë mund t’i gjeni edhe në dyqane. Por më e udhës do të ishte që t’i merrnit bakteret e mira nga produktet e freskëta, sepse ato janë të pakrahasueshme. Ngrënia e lëkurës së një frute ose gjetheje të freskët është si të ecësh me 9 000 kuaj fuqi dhe i eklipson të gjithë probiotikët që mund të merren nga ushqimet e fermentuara ose të blerë.
E vetmja mënyrë për të lulëzuar florën intestinale dhe rikuperuar funksionin e tretjes është duke përdorur ushqime të freskëta dhe organike. Kjo është edhe mënyra për të shëruar të ashtuquajturin mutacion të gjenit MTHFR dhe problemet e tjera të metilimit. Dijeni që diagnoza “mutacion i gjenit MTHFR” që përdorin komunitetet mjekësore është e gabuar. Njerëzit me këtë problem zakonisht nuk kanë asnjë defekt gjenetik; përkundrazi, trupi i tyre është duke përjetuar një mbingarkesë toksike, e cila pengon shndërrimin e ushqyesve në mikroushqyes. Këta mikroorganizma të fuqishëm mund të ulin nivelin e homocisteinës dhe ta rregullojnë problemin e kësaj diagnoze gjenetike.
Kur stomaku të sekretojë sasinë e mjaftueshme të acidit klorhidrik, dhe ju të keni larguar metalet e rënda nga trakti intestinal dhe ushqimet që e irritojnë atë nga dieta, të keni stabilizuar prodhimin e vitaminës B12 me bakteret e mira, atëherë sistemi juaj tretës do të funksionojë sërish në mënyrë optimale. Nëse keni afër ndonjë fermë organike, treg fshatar ose keni kopsht, mund të hani disa nga frutat dhe perimet e tyre për të futur këta mikroorganizma të ndritur në dietën tuaj. Duhet të konsumoni produkte të freskëta, të papërpunuara dhe të palara. (Edhe pse një larje me ujë të rrjedhshëm mund të jetë e sigurt.) Miliona probiotikë dhe mikroorganizma jetojnë në sipërfaqen e këtyre ushqimeve. Sigurohuni që të dini prejardhjen e tyre, nëse janë të sigurta për t’u ngrënë të palara dhe të mos kenë toksina ose substanca kontaminuese që mund t’ju sëmurin./the-living-media.com