Rikthehet reperi shqiptar me këngën e 100-vjetorit të Tiranës

Rikthehet Big Basta !

Ka qenë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ai i cili ka prezantuar këtë projekt në Instagram, ku shkruan disa fjalë për kryeqytetin dhe një falenderim për Big Bastën:

“Tirana ka shije… e ëmbël si shëndetlie!⁣

Kemi hyrë në vitin e 100-të të Tiranës kryeqytet dhe për secilin prej nesh, ky qytet përfaqëson diçka: është vendi ku ka lindur, ku është rritur, ku ka hedhur hapat e parë, ku ka rënë për herë të parë në dashuri, ku ka krijuar familjen, ku po rrit fëmijët, ku punon, ku thur ëndrra, ku i gëzohet suksesit e ku ngrihet sërish në këmbë për t’i thënë vetes – “Po, unë mund t’ia dal!”⁣

Sepse Tirana është për këdo! Tirana ty të do!⁣

Shpërndaje videon dhe tregoji miqve çfarë është Tirana për ty! Super  @bigbastaofficial për ndihmën

Për këtë projekt ka reaguar edhe Big Basta i cili shkruan se ndihet shumë mirë që realizoi një këngë për qytetin e tij të lindjes:

“Tirana është historike, dinamike, futuristike! 100-vjetori i kryeqytetit tim! Një falenderim per @erionveliaj që më la këtë detyrë më të bukur dhe më të rëndësishme për këtë 100-vjetor!”

Burimi : Iconstyle