Pas dy sezoneve të suksesshme rikthehet në ekranin e Tv Klan spektakli “Në Kùrthin e Piter Pan”.
Nën moderimin e Alketa Vejsiut, edhe ky sezon premton surpriza të veçanta nga gazetarët e vegjël, tē cilët me çiltërsinë e tyre kanë mbajtur gjithmonë mbërthyer para ekranit të gjithë teleshikuesit.

Por cilët do të jenë të ftuarit e parë të këtij sezoni? Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe aktori i humorit Julian Deda do të jenë ata që do të përballen sot me pyetjet “e vështira” të fëmijëve të “Në Kùrthin e Piter Pan”.
Mos e humbisni spektaklin çdo të hënë, ora 20:15 në Tv Klan!

