Rihanna, diva e muzikës ndërkombëtare feston sot ditëlindjen e saj.
Fansat e saj nga e mbarë bota e kanë uruar Rihannan dhe e kanë përgëzuar për përkushtimin dhe dashurinë për muzikën gjatë këtyre viteve.
Në rrjetet sociale ajo nuk ka zbuluar asnjë detaj lidhur me këtë ditë të veçantë, vetëm ka publikuar në Instagram një foto ku shkruan datën e sotme 20.02.2020.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, ditën e sotme ajo mbush 32 vjeç dhe në horoskop i përket shenjës së Ujorit.
Ky 32-vjetor e ka gjetur këngëtaren single, pasi rreth një muaj më parë ajo i dha fund lidhjes me biznesmenin Hassan Jameel.

Këngëtarja aktualisht është shkëputur nga muzika dhe duhet thënë se na ka munguar stili i saj.
Ajo është përqendruar në biznesin e të brendshmeve “Fenty Beauty” dhe muzikën e ka lënë pak pas dorë.
Këtë 32-vjetor shpresojmë që Riri jonë të mos mendohet më gjatë dhe të na rikthehet në muzikë! Gëzuar ditëlindjen ylli muzikës!
