Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Ardhja e masave ajrore me origjinë polare ka sjellë motin e ftohtë me vranësira të shpeshta dhe reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Qyteti i Pogradecit gjithashtu është zgjuar nën petkun e dëborës.

Deri në këto momente nuk raportohet për probleme me qarkullimin në këtë qark, por dëbora vijon dhe pritet që trashësia e saj të rritet.

Ndërkohë mali i Dajtit në kryeqytet është përfshirë nga reshjet e dëborës, por mbasdite parashikohen rreshje të dendura shiu.

Meteoalb raporton se mesdita sjell përmirësim të përkohshëm të motit për të ri-kthyer sërish reshjet e dëborës gjatë mbrëmjes dhe natës në zonat malore.

Në qarkun e Dibrës, trashësia e dëborës në rrugë ka bërë që të krijohen probleme me qarkullimin, gjithashtu dhe mungesë të energjisë elektrike në fshatrat Trebisht, Zeqan e Tërnovë.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -7°C mëngjesi në zonat malore, deri në 11 °C mesdita në zonat e ulëta dhe bregdet.

Era do fryjë e fortë, ku në det shpejtësia i kalon 80 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 7 ballë.

Burimi : Iconstyle

By Juda.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!