Redona Kòçi është modelja që numëron dhjetëra mijëra ndjekës në “Instagram” dhe që këtë Shën Valentinin e festoi me një set fotosh shumë pròvokuese, ku lëkura takohej me të kuqen e zjárrtë, një ngácmim ky për fantazinë mashkullore. Për jetën si vajzë e bukur, djalin që dashuron dhe ofertat që merr nga bota e televizionit, Redona i rrèfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

I beson Shën Valentinit dhe si e feston zakonisht?

“Po, i besoj si shènjtor, që ishte dhe simboli i dashurisë së sinqertë që nga mesjeta. Ndërsa festimet çdo vit janë të ndryshme për mua, nuk bëj diçka klasike”.

Mendon se në kohën ku mbretër janë paraja dhe luksi, lulet dhe romancat kanë ende vlerë në një ditë si kjo?

“Mendoj se po. Personalisht për mua kanë shumë vlerë, sidomos kur t’i dhurojnë personat që të duan dhe i do”.

Disa foto pròvòkuese i që postove në “Instagram” pikërisht për Shën Valentin tërhoqën vëmendjen. Çfarë fshihet pas këtij seti?

“I realizova me qëllimin e reklamimit. Kisha një set fotosh para disa ditësh dhe ishte koincidencë që fotot u postuan ditën e Shën Valentinit”.

E kuqja e zjárrtë dhe zhvéshja, a janë ngácmimi më i madh që mund t’i bëhet trurit mashkullor?

“Nuk kishim këtë si qëllim, sidomos fotografi Iljan Stermolli. Megjithatë, besoj është ngácmuar sadopak edhe truri mashkullor(qesh). Ishte një set profesional, ku një profesionist e kupton që ishte art”.

Mendon se mashkulli është bërë më i kërkuar në kohët që jetojmë dhe kjo i ka futur femrat në lùftë me njëra-tjetrën, duke bërë gjithçka për të tërhequr vëmendjen e tyre?

“Nëse do të përgjigjesha personalisht, do të thosha absolutisht “jo” e madhe. Nëse përgjigjja ime do të ishte në raport përgjithësues për femrat e tjera, nuk do të kisha koment sepse do të flisja për diçka që nuk jam pjesë e tyre”.

Image result for redona koci

Ti si ndihesh në raport me femrat, e sigurt dhe e pakonkurrueshme, apo ke dhe ti pikat e dobëta?

“E sigurt dhe e pakonkùrrùeshme përfundimisht”.

Çfarë strategjie ndjek për ta pasur gjithmonë pas vetes atë që do?

“Nuk ka asnjë lloj strategjie. Thjesht jam vetvetja, tregoj respekt dhe dhuroj shumë dashuri”.

Është ekrani ambicia jote dhe me ç’projekt mund të të shohim?

“Hmmmm… E paskeni me qejf të më shikoni në ekran. (qesh) Në fakt, është diçka e bukur dhe oferta kam pasur të tregohem e sinqertë. Por akoma nuk kam vendosur asgjë”.

Të qëndrosh në piacë dhe e kërkuar, ç’duhet të bësh?

“Nuk e di si është të jesh në piacë, se nuk kam qenë. Por e kërkuar po. Mendoj se ndikojnë shumë komponentë, por po përmend më kryesorin, që është seleksion imi. Domethënë, të kërkosh cilësinë dhe jo sasinë”.

Bukuria është pasuria më e madhe që një femër zotëron, apo shpesh ajo të bëhet pengesë në jetë?

“Pengesë nuk bëhet, sepse të ndihmon për të arritur shumë gjëra në jetë, por nuk mund ta përkufizojmë si pasuria më e madhe, sepse nuk do të kishte sens. Dashuria për njerëzit dhe gjithçka që të rrethon është pasuria më e madhe. Nëse do të jepja një këshillë për njerëzit, duke përfunduar edhe këtë intervistë, do të ishte: Të duam dhe të dhurojmë sa më shumë dashuri me njëri-tjetrin. Spiritualiteti është forma më e bukur e të të përshkruarit të pasurisë”.

https://www.instagram.com/p/B8oWh1dBmEX/

Burimi: Panorama Plus

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!