Roza Lati dhe Stresi kishin si qëllim të tregonin se arréstimi i reperit në 2018-n ishte një farsë për të cilën u bë shumë bujë për asgjë.

Ata inskénuan momentin e arréstimit në një skeç të ri të titulluar, “Si ta bëjmë mizén balenë”, në të cilin Roza bëri rolin e një fanséje që i ishte futur në dhomën e hotelit Stresit, ndërkohë që ky nuk e kishte idenë se kush ishte.

Në skeç nuk u la pa u cekur edhe momenti kur reperi arréstohet nga pòlica, ndërkohë që Roza bërtiste “jam shtàtzënë, më përdhùnoi”.

Menjëherë pas emisionit pati shumë komente drejtuar Rozës në rrjetin e saj social Instagram, ku disa e cilësonin skeçin “të déshtuar”, por me sa duket moderatorja e ka përmbushur misionin e saj.

Në një postim të fundit në Instagram, Roza u është përgjigjur të gjitha kritìkave me një foto që flet shumë:

“Si do ta bëj gjumin duke e ditur që puna ime u krye këtu”, shprehet ajo në krah të fotos ku shfaqet duke u mbajtur në krahë nga miqtë e Stresit që ishin pjesë e skeçit.

Reagimi i saj vjen pas atij të Keisit, e cila pasi e ndoqi skeçin tha se gjithçka ishte një tallje publike e moderatores, së cilës “i janë tharë idetë”.

Keisi tha se nuk duhet të tallesh ose të bësh humor me vuajtjet e të tjerëve, aq më tepër kur bëhet fjalë për jetën e saj private.

Por Stresi nuk ishte i këtij mendimi. Ai i doli në mbrojtje moderatores dhe tha se ai vetë doli shumë i pastër nga kjo histori, shkruan Iconstyle.

“Pse mërziteni? Ju keni dalë të nderuar nga ky emision. Dhe unë gjithashtu kam dal shume i pastër nga kjo ironi. Show është Show. Gjithmonë VIP-at e hajn kafshatën më të fortë. Taksa që paguajmë ne të famshmit, është gjithmonë thashéthemi, drama, màshtrimi. Bravo Roza që personalizove gjithë këto shushunjat që për një mirësjellje, të hipin në qafë dhe ta fusin madje”, shkruan Stresi.

Image result for stresi

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!