Polícia e Shtetit ka publikuar pamjet e asaj që ajo e quan OFL, që nisi sot aktivitetin nga qyteti i Shijakut.
Në videon e mëposhtme shihen efektivët e “Anti-KÇK”, të pajisur me ármë , si dhe të mbuluar me kapuça, të cilët kanë rrethuar resortin luksoz “Golden”, ku u mbajt peng dhe më pas u vrá 49-vjeçari Jan Prenga.
Para kamerës së polícisë shfaqet një efektive, e cila lexon atë çfarë ka ndodhur gjatë ditës së sotme dhe si do të pròcedohet, ndërsa pas shpinës së saj shfaqen efektivë të tjerë, të cilët qëndrojnë gjatë gjithë kohës në gatishmëri. Video e mëposhtme është video që ka publikuar kryeministri Edi Rama:
Edhe njëherë tjetër qeveria dhe shteti mundohen ti hedhin “pluhur” syve shqiptarëve me propagandën e tyre mediaktike por tashmë asnjë shqiptar nuk e ‘ha më sapunin për djathë’. Më poshtë keni videot e ardhura në redaksinë tonë.