Pra, MALUMA do të mbajë koncert në TIRANË?

Maluma është një ndër këngëtarët më të famshëm në botë që mund të themi pa frikë ka rrëmbyer zemrat e shumë femrave. Ai ka bërë namin në playlistat muzikore latine dhe botërore duke gjeneruar shumë klikime në YouTube e gjithashtu duke fituar shumë çmime ndërkombëtarë.

Ai numëron me miliarda klikime në YouTube dhe është padiskutim një ndër këngëtarët më të dëgjuar.

Por a do ju pëlqente një koncert i tij në Tiranë?

Ky është lajmi që po përhapet me shpejtësi në Instagram këto orët e fundit, e gjitha si pasojë e këtij postimi:

E nisur nga fakti që nga e njejta llogari Instagrami, kanë dalë informacionet e para në lidhje dhe me koncerte të tjera të rëndësishme në vend, si “Time Capsule”, mund të themi që ka shumë gjasa të ndodhë.

Megjithatë asnjë detaj nuk dihet ende me siguri, por në ditët në vazhdim presim të marrim konfirmimin përfundimtar dhe detajet e nevojshme./INTV