Pra, “lakmitarja” është Loredana? Ja PSE Mozzik doli zbuluar me DISS-in ndaj reperes në këngën me Tayna-n!

Ditën e sotme Tayna ka publikuar bashkëpunimin e saj të parë me reperin e njohur Mozzik.

Në këtë këngë është Mozzik i ftuari i Tayna-s, kjo pasi kënga është publikuar në kanalin zyrtar që bën pjesë reperja dhe pse ishte ai i pari që e donte këtë bashkëpunim të ndodhte.

Projekti i dyshes mban titullin “Edhe ti” dhe deri më tani kënga ka kaluar mbi 300k views në vetëm pak orë.

Teksti i Mozzik: “Lakmitare ke mendu se dashnia është veç pare” ka bërë të gjithë të mendojnë se qartazi këtë pjesë e ka për ish-partneren, Loredanën. Kjo pasi vetë reperi e përmendi këtë në deklaratën e bujshme ndaj Loredanës pak ditë më parë

“Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë”, shkruante Mozzik ndër të tjera./INTV