Reperi i njohur i skenës, Ledri Vula, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, “Piano Rap”

‘Beat’-i i kësaj kënge është realizuar nga Butrint Buçinca dhe Duja, gjersa për tekstin është kujdesur vet Ledri.

Ndërkohë, incizimi është bërë në studion e Red Box Entertainment.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë dhe sjell protagonistë të ndryshëm, dhe i është besuar regjisores Elena Kelmendi.

https://www.instagram.com/p/B8Bt3guBGHB/?utm_source=ig_embed

Ajo çfarë e bën më të veçantë klipin e kësaj kënge është se “Piano Rap” është ndër klipet e para shqiptare të realizuara në 360 shkallë.

Është përfolur se reperi është në përgatitje e sipër të një albumi, dhe “Piano Rap” duket të jetë ndër këngët e para të këtij projekti më madhor.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!