Aktori i njohur Orson Bean i filmave komedi është përplasur për vdekje nga një automjet në Los Angeles.

Autoritetet kanë njoftuar se ngjarja po hetohet si një aksident.

Bean ishte 91 vjec. Ai po shëtiste në lagjen Venecia kur u përplas nga një autotmjet dhe u rrëzua. Më pas një shofer i dytë e goditi atë duke bërë që përplasja të jetë fatale. Të dy shoferët qëndruan në vendin e ngjarjes.

Policia nisi hetimet ndërkohë që identifikimi i aktorit u bë menjëherë pas dëshmive të dëshmitarëve okularë.

Bean u bë i njohur nga një sërë shfaqjesh televizive si “To Tell the Truth” apo “Dr. Quinn, Medicine Woman.”

Ai luajti edhe në një sërë filmash si “Desperate housewives”, “Anatomy of a Murder” dhe “Being John Malkovich” — dhe në disa produksione të Broadway  si në muzikalin “Subways Are for Sleeping.”

Lindur në Burlington, Vermont, në vitin 1928 si Dallas Frederick Burrows, ai u bë një komedian mjaft popullor dhe zgjodhi emrin e skenës Orson Bean sepse “dukej komik”.

Burimi:/iconstyle.al/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!