Ballina Magazina Për të pestën herë u martua, Pamela Anderson ndahet pas 12...

Për të pestën herë u martua, Pamela Anderson ndahet pas 12 ditësh martesë

Pamela Anderson, Ikona e “Baywatch”, thuhet se është ndarë nga producenti i njohur Jon Peters, pas 12 ditësh martesë.

Ishte i pari The Hollywood Report, që raportoi për lidhjen sekrete të tyre në fillim të këtij muaji, pushtoi sërish internetin me lajmet e së shtunës duke treguar se dyshja u ndanë pas dy javësh martesë.

“Unë jam tërhequr nga pritja e ngrohtë e Jon dhe bashkimi im. Ne do të ishim shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj, pasiçë po marrim pak kohë për të rivlerësuar atë që duam nga jeta dhe nga njëri-tjetri”, tha Anderson në një deklaratë për Fox News, nga përfaqësuesi i saj.

View this post on Instagram

#private By @emmadunlavey

A post shared by The Pamela Anderson Foundation (@pamelaanderson) on

“Jeta është një udhëtim dhe dashuria është një proces”, vazhdon ajo. “Me këtë të vërtetë universale në mendje, ne kemi vendosur reciprokisht të heqim dorë nga zyrtarizimi i certifikatës sonë të martesës dhe të besojmë në këtë proces”.

“Faleminderit që po e respektoni privatësinë tonë”, shtoi më tej ajo.

Anderson, 52-vjeçe, dhe Peters, 74-vjeç, u martuan më 20 janar.

Një burim afër çiftit i tha Fox News: “Ajo e ka njohur Jon gjithmonë, por nuk ka jetuar kurr me të”. Dhe derisa të jetoni me dikë … Epo, le të themi vetëm që Pamela kërkoi pushim. Ajo po kthehet në kompleksin e saj në Ladysmith, Kanada, për të qenë me familjen e saj”.

Çifti nuk kishte një licencë zyrtare martese, sipas raportimeve.

Kjo ishte martesa e pestë e Pamelas, por duket që edhe këtë herë fati nuk ishte në duart e saj.

Burimi:/Telegrafi/

error: Alert: Content is protected !!