Kim Kardashian West dhe Kanye West kanë hapur dyert e rezidencës së tyre në California për revistën “Architectural Digest”.

Çifti kishte treguar më parë disa pamje të shtëpisë përmes Instagramit, por tani kanë zbuluar detaje se si e shndërruan pronën e tyre – të cilën e blenë në vitin 2014 – në një “manastir futuristik belg”, siç thotë Kanye.

Cifti e pa për herë të parë këtë pronë në vitin 2013, por nuk ishte dashuri në shikim të parë: “Mendova se shtëpia ishte perfeksion”, tha Kim, kurse Kanye ishte më pak entuziast: “mund të bëhet diçka”.

Projekti erdhi në jetë me ndihmën e stilistit nga Belgjika Axel Vervoordt, thjeshtësia joshëse e të cilit intrigoi Kanye-n:

“Kur pashë llojin e punës që po bënte, mendova, që ky njeri mund të projektonte shtëpinë e Batmanit. Unë duhej të punoja me të”, tha ai.

Thuhet se ishte blerë 20 milionë dollarë, por Kris Jenner, nëna e Kim Kardashian, në vitin 2018 tha që vlera e saj ishte 60 milionë dollarë.

E gjithë shtëpia është e arreduar mbi ndjenjën e një energjie pozitive, pastërtie dhe shumë minimaliste. Ta krahasosh me shtëpinë tonë, kjo banesë e Kim dhe Kanye-s, me siguri do t’ju duket shumë bosh, por kjo ishte idea.

Përmasat e dhomave të rezidencës u ndryshuan të gjitha dhe orenditë u reduktuan në minimum. Ngjyrat janë neutrale, duke përcjellë një ndjenjë qetësie. Rezultati është i qartë dhe minimalist.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!